Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve gjatë kalimit kufitar për shtetasit e Kosovës

Maqedonia e Veriut propozon heqjen e kufizimeve gjatë kalimit kufitar për shtetasit e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste. “Sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me Covid-19 nga këto vende. Komfor këtyre të dhënave, nuk ka rrezik dhe është sigurt që të hapen kufijtë. Në Bashkimin Evropian të gjitha kufijtë për lëvizje janë pa PCR test”, thuhet në kumtesë. Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se propozim-vendimi do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …