leoni

Mirosllav Lajçak

I dërguari i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak, në fillim të javës së ardhmes pritet që ta vizitojë Kosovën

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për  dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të javës së ardhmes pritet që ta vizitojë Kosovën. Ai këtë vizitë e kishte paraparë edhe gjatë kësaj jave por që i njëjti e ka anuluar pa i bërë të ditura arsyet. I dërguari i BE-së, për dialogun vjen në Kosovë edhe për temën e Asociacionit.  Serbia po vazhdon të këmbëngulë për të rihapur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që pala e Kosovës tashmë ka deklaruar se kjo është temë e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet për të. Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka shprehur qëndrimin duke thënë se në zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të merret parasysh edhe mendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pas vizitës që Lajçak do t’i bëjë Kosovës e Serbisë, pritet që të rinisë procesi i dialogut në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta kroate: Agjentja serbe kishte qasje në zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe lidhje me Vuçiçin

Një skandal i madh spiunazhi është duke u publikuar nga mediat kroate, i cili lidhet …