Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona, ku ai është rritur. Në një kujtesë për udhëtimet, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka lëshuar një njoftim ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të COVID-19. Në kujtesë thuhet se Kosova ka hequr urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe ka rifilluar disa lloje transporti dhe operacione biznesi. Në kujtesë, Departamenti i Shtetit këshillon që shtetasit amerikanë të vizitojnë faqen në internet të Ambasadës së SHBA për informacione mbi COVID-19n në Kosovë. Ai këshillon gjithashtu që ata të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike.

Kontrolloni gjithashtu

Nga numërimi i mbi 100 kutive të votimit deri me tani në Shqipëri është duke kryesuar Partia Socialiste

Nga ora 7.00 deri në ora 10.00 kanë votuar afër 13 për qind e qytetarëve

Nga njoftimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, mësohet se për pjesëmarrje të ulët …