Sipas Tribunalit të Hagës krimineli Sheshel nuk është fajtor për krimet ndaj njerëzimit në Kroaci dhe BeH

Shesheli provokon Zagrebin dhe Sarajevën

Ish-kryetari i Partisë Radikale Serbe të cilin e amnistoi Gjykata e Hagës, nga akuzat për krime kundër njerëzimit, Vojsllav Sheshel po bëhet gati për provokimin e radhës. Ai sot ka aplikuar për pasaportë në Beograd, duke paralajmëruar se do të vizitojë Zagrebin dhe më pas Sarajevën, ku ka thënë se ka kaluar fëmijërinë e tij. Siç njoftojnë mediet serbe, Shesheli planifikon zhvillimin e një fushate në Republikën Serbe në Bosnjë, ku madje nuk i fsheh as ambiciet për t’u angazhuar në zgjedhjet lokale. Ai do të provojë të vizitojë Kroacinë, pavarësisht se Zagrebi e ka shpallur si person të padëshiruar në territorin kroat.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …