Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Osmani: Borxhi i shtetit ndaj kompanive dhe qytetarëve në vend ka arritur në gjysmë miliardi euro

Auditori i përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani ka njoftuar se borxhi i shtetit ndaj kompanive dhe qytetarëve në vend ka arritur në gjysmë miliardi euro. Ai ka paralajmëruar se janë tri kërcënime serioze që po i bëhen buxhetit të shtetit, nga borxhet e mëdha të shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve, nga rënia e të hyrave buxhetore dhe nga borxhi i jashtëm. “Nëse këto tria nuk menaxhohen mirë, buxheti kërcënohet në mënyrë serioze dhe të bëhet i aftë për të financuar institucionet e shtetit. Fatkeqësisht dy të fundit, borxhet kundrejt qeverisë nga bizneset dhe qytetarët po rriten prej 16 përqind në krahasim me vitin paraprak. Ky është një tregues shumë i dëmshëm, por njëkohësisht është edhe një alarm për institucionet që kanë përgjegjësi ta përmirësojnë këtë”, ka thënë auditori i përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se borxhi i jashtëm, arrin vlerën mbi 1 miliard euro.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …