Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 215 tabletë nga OSBE-ja dedikuar fëmijëve për mësimin nga distanca

MASH ka pranuar sot 215 tabletë nga OSBE-ja dedikuar fëmijëve për mësimin nga distanca

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar sot 215 tabletë nga OSBE-ja, të cilët do të shpërndahen për fëmijët që nuk kanë pasur mundësi të vijojnë mësimin online, me fokus fëmijët e komuniteteve. Me rastin e pranimit të këtyre tabletëve, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se nga kjo ndihmë përmirësohet qasja e fëmijëve në mësim gjatë pandemisë COVID-19. Ai theksoi se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit është bërë identifikimi se si do të shpërndahen këta tabletë, ku tha se ndër komunat që do të përfitojnë janë ajo e Obiliqit dhe e Fushë Kosovës. Likaj shtoi se miliona euro janë investuar nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët për pajisje të teknologjisë informative.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …