Peter Stano

Peter Stano thotë se deklarata e Lajçakut është keqinterpretuar, por qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar

Brukseli vlerëson se deklarata e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë se duhet bërë dallimi mes asaj që është “perceptim dhe keqinformim, me realitetin e shpjeguar nga zoti Lajçak”. Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Një deklaratë e tillë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kur bëhet fjalë tek Asociacioni, brenga kryesore është te kompetencat të këtij organi. Por, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano thotë se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …