Dardan Molliqaj

Dardan Mulliqaj: Qeverisja e Shpend Ahmetit nuk i përfaqëson më vlerat e Partisë Socialdemokrate

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj kishin dalë për shkak të pakënaqësive e me disa ish-deputetë e kishin formuar Partinë Socialdemokrate. Duket se as në PSD Ahmeti dhe Molliqaj nuk kanë qëndrime të njëjta. Madje, sipas kryetarit të këtij subjekti, i pari i Prishtinës nuk përfaqëson vlerat e partisë në të cilën bën pjesë me qeverisjen e tij në kryeqytet. Partia Socialdemokrate momentalisht është duke udhëhequr në dy komuna të vendit, në kryeqytet dhe në Kamenicë. Por, kryetari i këtij subjekti ka kritika kur flet për punën që është duke bërë në Prishtinë, Shpend Ahmeti, e thur lavde kur pyetet për Qëndron Kastratin. Molliqaj, thotë se Shpend Ahmeti nuk i përfaqëson vlerat e subjektit në të cilën bën pjesë në qeverisjen në komunë të Prishtinës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …