Për deputetët e opozitës është e papranueshme mos raportimi i ministrit Veliu në Komision për shkarkimin e Rashit Qalajt

Për deputetët e opozitës është e papranueshme mos raportimi i ministrit Veliu në Komision për shkarkimin e Rashit Qalajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë për të raportuar lidhur me shkarkimin e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës. Papërgjegjësi mos ardhjen e Veliut për raportim e kanë konsideruar deputetët e opozitës. Rexhep Selimi anëtar i këtij komisioni ka thënë se nëse nuk Veliu nuk dëshiron që të raportoj para komisionit atëherë ai duhet të ftohet në interpelancë, derisa u pajtua që të ngritet komision hetimor për shuarjen e Task-Forcës. Mos shkuarjen në këtë komision për të raportuar për dy çështjejet e lartcekura të pakuptimtë po e quan edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo tha se është e papranueshme injorimi i ministrit Veliu për raportim në Komisionin për Siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …