Guvernatori Mehmeti e realizon një takim virtual me zëvendës presidenten e Bankës Botërore, Anna Bjerde dhe ekipin e saj

Guvernatori Mehmeti e realizon një takim virtual me zëvendës presidenten e Bankës Botërore, Anna Bjerde dhe ekipin e saj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka qenë pjesë e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që këtë vit u organizuan nga distanca për shkak të pandemisë Covid-19. Siç njofton kumtesa, gjatë këtyre takimeve, të cilat u zhvilluan nga data 15 deri më 22 tetor 2020, Guvernatori Mehmeti mori pjesë edhe në takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti ka realizuar takim edhe me zëvendës presidenten e Bankës Botërore, Anna Bjerde dhe ekipin e saj, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, si dhe kërkesat për asistencë teknike. Guvernatori Mehmeti me këtë rast njoftoi zëvendës presidenten e Bankës Botërore, lidhur me sistemin financiar në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së gjatë kohës së pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …