Policisë së Kosovës i janë shtuar sot edhe 15 vetura, donacion ky nga Policia Federale e Gjermanisë

Policisë së Kosovës i janë shtuar sot edhe 15 vetura, donacion ky nga Policia Federale e Gjermanisë

Policia Federale e Gjermanisë, sot, në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ka bërë dhurimin e një donacioni të rëndësishëm prej 15 veturave për Policinë Kufitare të policisë. Pranim dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori i Gjermanisë,  Jörn Rohde. Ky donacion sipas Mehmetit dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar. Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës e në veçanti për Policinë Kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …