Mbështetur nga Ambasada e Kosovës në Japoni dhe MPJD mbahet diskutimi virtual “Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Organizuar nga MPJD mbahet diskutimi virtual “Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”

Në mbështetje të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze ka organizuar diskutimin virtual me titull “Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Japonisë” .Si folës kryesor, kryetari Thaçi iu ka drejtuar të pranishmëve me një mesazh rasti ku ndër të tjera ka veçuar Japoninë si partner strategjik të Kosovës në Azinë Lindore. Ai ka thënë se ka ardhur koha që si institucionet ashtu edhe popujt e të dyja vendeve duhet të punojnë më tepër në thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale ekonomike. Nga Tokio është paraqitur Konsulli i përgjithshëm i nderit i Republikës së Kosovës, Iijima Isao si dhe Kryesuesi i Ligës së Miqësisë Japoni-Kosovë në Parlamentin e Japonisë Shionoya Ryu. Që të dy kanë përshëndetur hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë dhe kanë uruar popullin e Kosovës për më shumë progres e prosperitet dhe shëndet tani në kohën e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …