Hoti bisedon me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Hoti bisedon me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës,  Šefik Džaferović. “Hoti e ka falënderuar Džaferović për nismën e tij për njohjen e  Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin për media. Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …