Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë plenare ku do t'i shqyrtojë disa raporte vjetore të institucioneve dhe agjencive

Sot në Kuvend pritet të debatohet për fatin e 1600 civilëve shqiptarë të rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës

Kuvendi i Kosovës sot do t’i vazhdojë seancat e filluara dje me dy debate parlamentare. Seanca e parë do të fillojë në orën 15:00, ndërsa në rend të ditës ka debat parlamentar për fatin e 1600 civilëve shqiptarë që janë rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës dhe debat për luftimin e kancerit të gjirit. Ndërsa seanca e së hënës filloi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Atë e ka prezantuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili, duke përmendur rëndësinë e këtij projektligji, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta miratojnë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …