Eulex

Ende nuk ka reagim zyrtar lidhur me bastisjen spektakolare të policisë së EULEX-it, në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Bastisjet e pritura por të  paparalajmëruar të policisë së EULEX-it, të urdhëruara nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, filluan edhe në shtëpinë e ish zëdhënësit të SHP të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit.  Jakup Krasniqi, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe bastisje të tjera të njëjta me ato të selinë e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.  Edhe me këtë rast nuk priten reagime zyrtare, sepse krerët e Kosovës janë pajtuar t’ i nënshtrohen Gjykatës Speciale, e cila sipas tyre pretendon të jetë Dhomë e Specializuar e Kosovës.

NË një gjendje të tillë të pranimit të vasalitetit nga BE-ja, krerët e institucioneve të vendit nuk do të reagojnë, me arsyetim se nuk përzihen në çështjet e drejtësisë.

Bastisjet e tilla spektakolare në shtëpinë e  Juakup Krasniqit dhe atdhetarëve që kanë kaluar nëpër burgjet e Serbisë u kthen në kujtesë dhunën e represionin e sundimit titist, rankoviqist e milosheviqian. Tani jo në Kosovën e ekupuar nga Serbia por në atë të Bashkimit Evropian, i cili ka zëvendësuar organet e ndjekjes së Beogradit, zyrtar, duke amnistuar Serbinë për 15 mijë krime mbi shqiptarët dhe duke venë në etiketë të krimit ata që luftuan për çlirimin e vendit nga barbaria serbe.

Ndërkohë, avokati Arianit Koci i cili e përfaqëson ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi ka thënë se bastisja e shtëpisë në orët e sotme të mëngjesit, mund të jetë konfirmim i aktakuzës. Kështu ka deklaruar ai, ku mes tjerash e quajti këtë bastisje një spektakël i panevojshëm. “Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht”, tha ai.

Edhe bija e Jakup Krasniqit, Gresa,  ka reaguar pas aksionit nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion. “Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te dështuar, deputet të shtuar, te shitur e servilë. A po ju pelqejn  tani keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …