Sherifi: Vendi dhe UÇK sot janë atakuar, nuk janë në pyetje individët, por bëhet fjalë për vlerën më të madhe të popullit

Sherifi: Vendi dhe UÇK sot janë atakuar, nuk janë në pyetje individët, por bëhet fjalë për vlerën më të madhe të popullit

Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate përmes një konference për media ka reaguar lidhur me bastisjen që po ndodhë prej disa orësh në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Ai ka thënë se aksioni i ndërmarrë nga EULEX-i është i panevojshëm, dhe se Krasniqi me një ftesë të thjeshtë që do t’i dërgohej do të paraqitej para hetuesve të Speciales. Ai theksoi se do të kërkojnë drejtësi përmes institucionit të Gjykatës Speciale, dhe duhet përgatitur që kjo betejë të fitohet në sallat e gjyqit siç është fituar lufta me SHBA-të. “Vendi sot është atakuar, UÇK është atakuar, nuk janë në pyetje individët, por bëhet fjalë për vlerën më të madhe të popullit tonë siç është UÇK”, ka thënë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

NATO: Qetësi e brishtë në veri të Kosovës pas shuarjes së strukturave paralele serbe

Situata e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara kryesisht me popullatë serbe, …