OVL e UÇK-së pretekst për mos organizimin e protestave e ka pandeminë, cila u siguron edhe rehatinë

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vendosur të premten për shtyrjen e protestës së paralajmëruar. Ky këshill ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë dialogun me Serbinë.   Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë, protesta është vendosur të shtyhet. Këshilli Drejtues ka dalë me disa konkluzione, ku protesta do të analizohet dhe na kanë autorizuar që të diskutojmë me institucionet e shëndetësisë, për të gjetur një kohë të përshtatshme për mbajtjen e protestës. Dështimi i kreut të OVL-UÇK-së për ta mbrojur kren e luftës së UÇK-së tregon një indiferentizëm të lodhur e të shkapërderdhur në mesin e atyre që pretendojnë se janë zëri i veteranëve dhe nuk janë’ në gjendje të organizojnë as edhe një protestë dosido në mbrojtje të vlerave me te larta te lirisë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …