Bombardimi i Serbisë

Krelmini zyrtar: Perëndimi tani e kuptoi se kë e ndihmoi NATO-ja kur bombardoi Jugosllavinë në 1999

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke e komentuar punën e Gjykatës Speciale në Hagë për krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së gjatë luftës, tha se të gjithë ata që akuzohen për krime të rënda duhet të përballen me ligjin dhe “ndëshkimin e merituar”. MPJ-ja ruse tha po ashtu se Perëndimi tani e kuptoi se kë e ndihmoi NATO-ja kur bombardoi Jugosllavinë në 1999. “Është thelbësore që të gjithë ata që janë fajtorë për krime të rënda, të zbuluara nga raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, të përballen me ligjin dhe dënimin e merituar. Nuk mund të ketë imunitet këtu”, tha MPJ-ja ruse përmes një deklarate për mediat. Këtë deklaratë të Rusisë e përkrahin disa nga krerët e Vetëvendosjes dhe shumë nga miqtë e Putinit e të Serbisë, si  Salih Berisha dhe Lulzim Basha, Azem Vllasi dhe ish mbetjet ruso serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …