Fadil Nura zë vendin e Kadri Veselit në Kunendin e Kosovës, sot ai e ka dhënë betimin si deputet

Fadil Nura pritet që ta zëvendësoj Kadri Veselin në Grupin Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe politike më 5 nëntor, ditën kur iu konfirmua aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara. Ai këtë dorëheqje e pati bërë të ditur përmes një deklarate publike, ku kishte thënë se ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të zgjasë procesi i gjykimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar që të respektohet ky qëndrim i tij nga të gjithë në Kosovë për aq kohë sa është qytetar privat. Mësohet se po atë ditë, Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas radhës, Fadil Nura pritet të zëvendësoj Veselin në Grupin Parlamentar të PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …