Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump vazhdon të pretendoj se zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit janë manipuluar

Kryetari Donald Trump këmbënguli të premten në pretendimin se zgjedhjet presidenciale amerikane u manipuluan, megjithë garancitë e dhëna nga zyrtarët federalë dhe të shteteve amerikane, si dhe nga partnerët e sektorit privat, se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “më të sigurtat” në historinë e vendit. Trump, i cili ende nuk ka pranuar fitoren e ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, i është drejtuar shpesh Twitter-it për të deklaruar, pa prova, se vjedhjet dhe parregullsitë e tjera i mohuan atij miliona vota. Të premten, ai u përpoq sërish të delegjitimojë rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar rivalët demokratë për hipokrizi, si dhe se gjetën mënyra për të anashkaluar masat e sigurisë që kishte vendosur administrata e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …