Luan Haradinaj

Sot shënohet ditëlindja e heroit të Kosovës, gjeneralmajor, Luan Haradinajt

Heroi i kombit, Luan Haradinaj ka lindur më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës. Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar. Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, bie heroikisht Luan Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Donald Trump: Duhej të më jepej Çmimi Nobel për ndalimin e luftës Kosovë–Serbi

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë për Fox News se duhej të …