leoni

Latif Gashi, ish komandant i UÇK në zonën e Llapit, vërteton se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij

Latif Gashi, ish komandant i UÇK në zonën e Llapit, vërteton se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij

Latif Gashi, ish komandant i UÇK në zonën e Llapit, vërteton se  Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij. Në një intervistë për Top Chanell,  Latif Gashi ka sqaruar se  sjellja jo e mirë ka ndodh përveç të tjerëve nga një përkthyes i quajtur Lulzim Basha për emrin e të cilit familja ime e ka marrë vesh  në momentin e kontrollit të banesës sime dhe ai  ka qenë me maskë. Po si duket e kanë tradhtuar vetullat e sytë e tij karakteristike e flokët e tij dhe zëri i tij, i cili gjatë marrjes së vizitave nga anëtarët e familjes sime ai ka qenë  i pranishëm  te gjykatësi dhe kur ka shkruar  familja ime  të marrë leje për vizitë. Një rast iu ka drejtuar  gruas sime me fjalët. Ku i ke kalamajtë? Gruaja i ka thënë, ç’ të duhen kalamajtë e mi. Ai nuk e ka luajtur rolin e përkthyesit por rolin një polici, sikur policët serb. Fatkeqësisht ka folur gjuhën shqipe. Unë e konfirmoj që ai ka qenë në banesën time. Por ajo që duhet sqaruar për publikun është se gjatë kontrollit në banesën time, në zyrën time është marrë një ditar lufte. Edhe ai ditar i luftës për mua ka pas një vlerë të madhe historike dhe për popullin tonë. Dhe unë besoj, që duke marrë parasysh pozitën e tij si përkthyes edhe si një njeriu më i besuar në atë kohë për gjykatën e UNMIK-ut me një rrogë marramendës, ai ditar është përkthyer nga ana e tij dhe ai ditar së paku besoj se i duhet një sqarim publik,  por më detyrohet edhe mua si ish luftëtar i lirisë që ta japë një sqarim publik, se a din për fatin e tij?

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …