Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime nga fushëveprimtaria e saj

Qeveria e Republikës së Kosovës e ndanë një fond prej dy milionë euro për Agjencinë për Barazi Gjinore

Një fond prej dy milionë euro është ndarë nga Qeveria e Kosovës për Agjencinë për Barazi Gjinore. Këtë e ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti në ngjarjen e mbajtur këtë të mërkurë, kur shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Ai ka thënë se beson që forma më fuqishme e ndikimit afatgjatë dhe konsoldlimit të pozitës së gruas në shoqëri është pavarësimi i saj financiar. “Ndahen dy milionë. një milion ndahen menjëherë dhe një milion tjetër brenda këtij viti”. Linda Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore ka thënë se nga ky fond deri tash kanë përfutuar 115 kopshte private, por që do të ketë edhe të tjera që do të përfitojnë.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …