Covid

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nëntë veta si pasojë e virusit korona, ndërsa janë paraqitur 704 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se  gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nëntë veta si pasojë e infeksionit me virusin korona dhe janë paraqitur 704 raste të reja. “Numri total i rasteve pozitive është 36 mijë e  253 nga 135 mijë  969 persona të dyshimtë në virusin korona. Deri tanë janë shënuar dhe 948 raste të vdekjeve, shumica dërrmuese e të cilëve me sëmundje të tjera të rënda, dhe përgjithësisht të moshuar.  Sot janë testuar gjithsej 1 mijë e  651 mostra  prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 22 mijë e 137, ndërsa numri i rasteve aktive është 13 mijë e  168 të infektuar me virusin korona.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …