leoni

Krasniqi kujton 15 vjetorin e lirimit të Fatmir Limajt nga Haga

Mevludin Krasniqi kujton 15 vjetorin e lirimit të Fatmir Limajt nga Haga

Krasniqi kujton 15 vjetorin e lirimit të Fatmir Limajt nga Haga Ishte 30 nëntori i vitit 2005, ku shumë qytetarë të Kosovës e festuan vendimin për lirimin e Fatmir Limajt, pasi Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte kumtuar pafajësinë e tij nga akuzat me të cilat ishte përballur gjatë asaj kohe. Ndërsa, sot, 15 vjetorin e lirimit të Limajt nga Haga e ka kujtuar edhe një ndër bashkëpunëtorët e tij të afërt në jetën politike, Mevludin Krasniqi, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Fb, ka thënë se, 15 vite më parë Kosova e fitoj betejën e parë të Drejtësisë për Lirinë, dhe do ta fitoj përsëri. Ky është postimi i plotë i Krasniqit: “Sot 15 vjet më parë, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Atë ditë, Kosova e fitoj betejën e parë të Drejtësisë për Lirinë, dhe do të fitoj përsëri! Liria ka emër. UÇK.”

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në …