BE-ja

BE vazhdon ta kritikojë Kosovën për mospërmbushje të kritereve për anëtarësim dhe liberalizim të vizave

Këshilli i Bashkimit Evropian vazhdon ta kritikojë Kosovën për mospërmbushje të kritereve për anëtarësim dhe liberalizim të vizave. Në kuadër të procesit të zgjerimit dhe të stabilizim-asocimit, Këshilli i Bashkimit Evropian pritet që të miratojë konkluzat, përmes së cilave u bëhet thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që në mënyrë urgjente të bëjnë ndryshime në reforma të administratës dhe të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në këtë konkluzë, përkatësisht në draftin për Kosovën, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, kërkohet nga institucionet kosovare që në mënyrë urgjente ta përmirësojë sundimin e ligjit, të angazhohet më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe i kërkohet Kosovës që të bëj ndryshime në administratën publike. Por, përveç këtyre problemeve, në këto konkluza përkatësisht në draftin për Kosovën, nuk paraqitet asnjë ndryshim apo ndonjë gjë e re në lidhje me liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …