SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA DSHP NË RAHOVEC

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec sqaron qytetarët lidhur me punimet që po realizohen në terren:

Të nderuar bashkëqytetarë, kohëve të fundit ka pasur reagime të shumta dhe deklarata të pabaza lidhur me punimet që po realizohen nga ana e DSHP-së, punime këto në të mirë të qytetarëve të komunës së Rahovecit. Deklarata nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket “Asfaltimit” të rrugës Celinë-Fortesë është totalisht tendencioze dhe e pabazë. Ne si drejtori ndjejmë obligim t’u sqarojmë se nuk po bëhet asfaltimi i rrugës por meremetimi, pra dallon shumë për nga ndërtimi.  Sa për sqarim dhe informim të drejtë dhe të saktë, Komuna e Rahovecit ka një Organ Mbikëqyrës i cili është kompetent për të analizuar cilësinë e punimeve, po ashtu janë kushtet ndërtimore ato të cilat e përcaktojnë ngjeshmërinë e asfaltit. Ndërsa, sa i përket pusetave, ju informojmë se ne vetëm sa kemi filluar me realizimin e punimeve dhe nuk jemi ende në fazën finale, jemi në fazën e punimeve. Deklarata të tilla nuk janë në dobi të askujt andaj ju lusim për seriozitet dhe reflektim. Shihet qartë se atyre po u pengojnë punët tona të mira në shërbim të qytetarëve tanë. Ne nuk ndalemi duke punuar në të mirë të qytetarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …