Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili e konfirmon se do të jetë kandidat nga kjo parti për kryetar të Prishtinës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka konfirmuar se e ka paraqitur kandidaturën kryetar të Prishtinën. “Do ta zyrtarizojë kandidaturën posa ta marr aprovimin e Kryesisë së PDK-së”, ka thënë ai. Deputeti i PDK-së thotë se me të marrë degën e Prishtinës nga 9 mijë vota e ka dërguar partinë në 13 mijë vota. “E kam mbështetjen e partisë, por do të garojë edhe për mbështetjen e qytetarëve. Kanë qeverisë edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje por fatkeqësisht nuk është qeverisur mirë dhe nuk është ndryshuar kualiteti i jetës”, ka shtuar ai. Ismaili thotë se puna që e ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë e mjaftueshme që qytetarët e Prishtinës ta njohin më mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …