Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Sot në Kuvend mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Më kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme. Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës. “Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …