Kryeministri Hoti takon përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, u premmton mbështetje

Kryeministri Hoti takon përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me përfaqësuesit e gastronomëve dhe shitësve me pakicë. Ai ka thënë se përmes pakos së re mbështetëse ata do të ndihmohen me rreth 200-220 milionë euro për tre muajt e parë të vitit 2021. “Sot takova përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët i sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve. Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do …