Klubi i Prodhuesve e përshëndet vendimin e PDK-së për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Klubi i Prodhuesve e përshëndet vendimin e PDK-së për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Klubi i Prodhuesve e ka përkrahur vendimin e PDK-së për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike duke e quajtur këtë “vendim të guximshëm”, dhe jashtë interesat partiake. “Klubi i Prodhuesve përshëndet dhe e përkrah vendimin e guximshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, që si parti opozitare del jashtë interesave politik dhe përkrahë të mirën e përgjithshme kështu duke votuar miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese tashmë për një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare. Bizneset kosovare janë duke pritur votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, që nga korriku kur është bërë miratimi i tij nga Qeveria e Kosovë. Prandaj, Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, duke mos humbur më kohë e cila po ju kushton mjaftë shumë bizneseve të vendit”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Sir Keir Starmer në Tiranë: Evropa është e bashkuar dhe e fortë, është privilegj të jem këtu

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij …