VV kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar

VV kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar

Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve të saj që u arrestuan pas hedhjes së gazit lotsjellës në ceremoninë, teksa inaugurohej Thaçi president. “Një president që inaugurohet nën rrethim policor të kryeqytetit; që e vë policinë rrugëve për ta mbrojtur nga populli i vet; që largon çdo flamur kombëtar që mund të ketë qenë i pranishëm në shesh; që arreston aktivistët opozitarë të pakënaqur me të; që arreston qytetarë vetëm pse deshën të kalojnë të lirë rrugëve të kryeqytetit, kurrë nuk do të jetë president e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. Ky subjekt ka kërkuar lirimin e aktivistëve: Valon Sherifi, Adelina Berisha, Kastriot Gërbeshi, Imer Fejza, Pleurat Thaçi, Korab Korqa, Qëndrim Sahiti dhe Gëzon Kastrati që është djali i dëshmorit të kombit, Isa Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …