Kumnova kërkon nga qeveritarët që t’ia ndalin turrin Serbisë që të mos dalë fitimtare mbi krimet e kryera në Kosovë

Nysrete Kumnova kërkon nga qeveritarët që t’ia ndalin turrin Serbisë që të mos dalë fitimtare mbi krimet e kryera në Kosovë

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave” mes lotësh kritikoi sot deputetët në seancën e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi. Kumnova u bëri thirrje qeveritarëve që t’ia ndalin turrin Serbisë që të mos dalë fitimtare mbi krimet e kryera në Kosovë dhe të ngrenë padi ndaj tyre. Tutje ajo tha se familjet e të pagjeturve nuk patën përkrahje nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Mes lotësh, ajo ju drejtua deputetëve që po presin fjalët dhe veprat e tyre për të denoncuar krimet serbe. “Posti i deputetit është detyrë fisnike e jo profitabile”, tha ajo. Kumnova e përmendi edhe zëvendës-kryeministrin Driton Selmanaj, shkarkimin e të cilit e ka kërkuar pothuajse çdo ditë para Kuvendit, pas deklaratës së tij për të pagjeturit.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …