leoni

Dy vjet nga miratimi dhe ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës

Dy vjet nga miratimi dhe ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, dy vjet më parë miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet e miratuara ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një. Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë, pasi që ata ishin kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 2008”.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …