leoni

Kryetari Latifi takon punonjësit e Administratës komunale në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, Saranda Sallteku  kanë mbajtur takimin e dytë për  vitin 2020 me punëtorët e Administratës  komunale. Kryetari Latifi tha se ky është një takim  i rregullt me punonjësit e administratës. Ky vit ka qenë një vit bukur i vështirë për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi Covid-19, andaj komuna e Rahovecit ka funksionuar me staf të reduktuar. Gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës njëvjeçare në Komunë, duke falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në dhënien e shërbimeve karshi qytetarëve. Po ashtu, Kryetari Latifi ka uruar të gjithë punonjësit e administratës për festat e fundvitit duke uruar që viti 2021 të jetë një vit më i mirë se ky që lam pas.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …