Edi Rama

Rama: E drejta e protestës është e padiskutueshme por kjo nuk do të thotë që protestuesit kanë gjithmonë të drejtë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar edhe njëherë përballë gazetarëve në lidhje me protestat e ditëve të fundit që pasuan vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga ana e policisë së shtetit. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se protesta është një e drejtë e padiskutueshme dhe se nëse nuk do të kishte qenë kryeministër do të kishte marrë dhe ai pjesë në protestë për të shprehur indinjatën, por jo në mënyrë të dhunshme. “E drejta e protestës është e padiskutueshme, e paanashkalueshme, por kjo nuk do të thotë që protestuesit kanë gjithmonë të drejtë. Dhe këtu ndahen qeveritë demokratike dhe ato jo demokratike. Si mund të vihet në diskutim që nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta, pas kësaj të kërkojnë të iki dhe Drejtori i Policisë. Nuk vendoset në rrugë, por në bazë të asaj që është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht, por se djalin e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që Ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi, as direkte as indirekte, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbje e asaj familje mos të ishte vetëm me fjalë dhe që moralisht ministri i Brendshëm të thoshte atë që tha. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …