leoni

Haxhiu

Haxhiu: Rrënimi i burgut të Gurrakocit ka për qëllim fshirjen dhe amnistimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas lajmit se komuna e Burimit ka marrë vendim që të rrënohet një nga burgjet më të tmerrshme të ish-regjimit në Kosovë në Gurrakocit, në të cilin për momentin po jeton familja Çitaku në kushte të mjerueshme. Haxhiu ka thënë se që nga përfundimi i luftës është shtyer përpara tendenca e fshirjes së gjurmëve të krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë. Ajo ka theksuar ky vendim është i papranueshëm dhe ka për qëllim fshirjen dhe amnistimin e krimeve të Serbisë në Kosovë. Krimet e Serbisë nuk duhet të fshihen ato duhet të shihen e kujtohen dhe dënohen. Qasja 20 vjeçare që është ndjekur, na ka sjellë këtu ku jemi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …