Abelard Tahiri: Institucionet janë degraduar, Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe të shkohet në zgjedhje

Abelard Tahiri: Institucionet janë degraduar, Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe ky Kuvend duhet të shpërbëhet. Ai ka thënë se institucionet janë degraduar nga dy qeveritë e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. “Ky shtet po vazhdon të udhëhiqet nga qeveria e dytë  e koalicionit të shpresës së rremë. Kemi degradim të skajshëm në Kuvendit, si rezultat i kësaj qeverisje që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Këta se kanë hallin e arsimit, shëndetësisë, qytetarëve, por të rehatimit të militantëve. Është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Tahiri. Deputeti i PDK-së, ka thënë se tani nuk janë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij, PDK-ja do të angazhohet që sa më parë kjo qeveri të bie.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …