Në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Burim mbahet trajnimi taktik dhe i mbijetesës ”Simboli i Ujkut“

Në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Burim mbahet trajnimi taktik dhe i mbijetesës ”Simboli i Ujkut“

Në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Burim të Komandës së Forcave Tokësore është mbajtur sot ceremonia e certifikimit të gjeneratës së 6-të më radhë të trajnimit taktik dhe të mbijetesës ”Simboli i Ujkut“. Trajnimi tre javor ishte i ndarë në tri faza, të cilat kanë përfshirë testime fizike, ligjërata, aktivitete sulmi, repelimi, reagimi ndaj kontaktit, kalimi i pengesave ujore në ujin e akullt dhe operacioni final 72 orësh dhe 110 km marshim në këmbë me 30 kg pajisje ushtarake. “Simboli i Ujkut” është njëri ndër trajnimet më të avancuara dhe sfidues për pjesëtarët e FSK në të cilin duhet të operojnë si ekip duke mbështetur dhe motivuar njëri tjetrin në mënyrë që të arrijnë të përfundojnë më sukses trajnimin. Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, zëvendës komandanti kolonel Hysen Dreshaj, shefi i shtabit kolonel Sylejman Cakaj dhe oficer të lartë të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …