Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti kërkon që Kosova të shoh alterativa të tjera për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të shikojë opsione të tjera që të sigurojë vaksinën, meqë mund të ketë vonesa në vaksinimin mbarëpopullor. Ai ka njoftuar se 325 mijë dozat e vaksinës anti-Covid, të siguruara nga Bashkimi Evropian, do të vijnë në qershor dhe do jenë në dispozicion për rreth 160 mijë njerëz. Së këndejmi, Ahmeti iu ka bërë thirrje autoriteteve shëndetësore të shikojnë për opsione të tjera për sigurimin e një numri më të madh dozash të vaksinës imunizuese të koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …