Jep dorëheqje Gent Cakaj nga posti i ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë

Gent Cakaj: Qeveria shqiptare do të kontribuojë në rindërtimin e shkollës shqipe ‘Dacaj’, në Rozhajë të Malit të Zi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook bëri me dije se qeveria shqiptare do të kontribuojë në rindërtimin e shkollës fillore ‘Dacaj’, pas dëmtimeve të marra nga zjarri i rënë në muajin maj, duke vlerësuar rëndësinë e patjetërsueshme të kësaj shkolle si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Rozhajë dhe si shkolla fillore më e vjetër në Mal të Zi. Më tej, Cakaj shprehu vullnetin e plotë jo vetëm për t’u kujdesur duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje. Më tej, Cakaj shprehu vullnetin e plotë jo vetëm për t’u kujdesur duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …