Kryetari i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden thotë se administrata e tij do të paraqesë vitin e ardhshëm për miratim një tjetër paketë ndihme për të lehtësimin e pasojave të pandemisë, duke përfshirë edhe një raund të ri pagesash stimuluese. Biden thyeson se paketa prej 900 miliardë dollarësh e miratuar nga Kongresi të hënën ishte vetëm “hapi i parë” dhe se qeveria siç tha ai do të duhet të bëjë më shumë. “E vërteta është se përpara nesh do të ketë ditë më të zymta në betejën kundër Covid-it”, deklaroi Biden në një konferencë për media të martën. Të hënën Kongresi amerikan miratoi një projektligj që përfshin një paketë ndihme prej 900 miliardë dollarësh për të përballuar efektet e koronavirusit si dhe një buxhet prej 1.4 trilionë dollarësh për këtë vit financiar.
Kontrolloni gjithashtu
Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin
Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
