Isa Mustafa paralajmëron sërish zgjedhje pas atyre të 14 shkurtit, nëse dështon zgjedhja e kryetarit të Kosovës

Isa Mustafa: Qeveria aktuale do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Qeverinë Hoti, të zgjedhur më 3 qershor, me arsyetimin se është kundërkushtetuese. Mustafa në një deklaratë për media ka theksuar se LDK-ja aktualisht udhëheq me qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. “Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje”. Ai ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë formacioni kryesor politik në vend. “Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së”, ka thënë Mustafa.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …