Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021 të jepen vërejtje rreth votimit dhe të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore. Mes tjerash sindikata ka nënvizuar se pakënaqësitë e tyre po i shprehin në letër meqë përfaqësuesit e institucioneve sipas tyre nuk i kanë pranuar në takim. Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka theksuar edhe se për vite me radhe kanë adresuar kërkesat e tyre por që gjithherë u neglizhuan.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
