Krimet Serbe ne Kosove

Daçiq: Serbët nuk kanë kryer krime në Kosovë dhe nuk kemi pse të kërkojmë falje

Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë qëndrimit të tij në Graçanicë dhe në Prizren  ka deklaruar se gjatë luftës, askush nuk ka kryer krime në emër të Serbisë. Në Graçanicë, ku arriti nën masa të mëdha të sigurisë, u prit nga qindra simpatizantë të tij të cilit mbanin flamuj dhe simbole të tjera të partisë Socialiste të Milosheviqit. Mirëpo, në mesin e qytetarëve që prisnin Daçiqin kishte edhe që shprehën pakënaqësinë me te. Një qytetar serb  është arrestuar pasi në një ndërtesë afër manastirit vendosi një pankartë në lidhje me një afër korruptive të Daçiqit. Pas vizitës në brendësi të Manastirt, ku nuk u lejuan qytetarët, Daçiqi foli për krimet e luftës në Kosovë dhe Gjykatën Speciale, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe fitorën e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Daçiqi tha se me krijimin e Gjykatës Speciale do të procedohen të gjitha krimet e luftës, të cilët sipas tij i kanë kryer shqiptarët e jo serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …