Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.  Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net. Ky vendim do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane. Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …