Amerika dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për nxitje të investimeve, që i hapë mundësi financiare vendit tonë

Amerika dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për nxitje të investimeve, që i hapë mundësi financiare vendit tonë

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për nxitje të investimeve dhe e cila, siç është thënë, i hapë mundësitë financiare të Kosovës. Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, nënshkruan një Marrëveshje të re për nxitjen e investimeve që ia mundëson Korporatës amerikane  për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellë gamën e saj të plotë financiare në Kosovë. Korporata ka kënaqësinë që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, që forcon përkushtimin amerikan për shtrirjen e mjeteve  financiare në dispozicion për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, veçanërisht sektorit të saj privatˮ, ka thënë Xhon  Jovanoviq, zëvendës-nënkryetar, drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Në Kongres s’janë shumë të informuar për Specialen – kjo tregon mungesën e diplomacisë kosovare

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, nga ShBA ka ngritur shqetësime serioze për nivelin e ulët …