Bujar Nishani

Bujar Nishani përkrah kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës Lindore por nuk bën asgjë për t i ndihmuar

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka shprehur shqetësimin për braktisjen  trojeve shqiptare të Kosovës Lindore për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale. Ai bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të Kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar. Shqetësimin e tij, ashtu si dhe herët e tjera, e ka shprehur në një pritje që organizoi dje  me një grup nxënësish dhe mësuesish  nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët kanë ardhur prej disa ditësh të vizitojnë Shqipërinë me ftesë të veçantë të kreut të shtetit. Në këtë takim dëshiroj t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e tri komunave për gjithë çka ju dhe mbarë shqiptarët kanë arritur me punë dhe sakrifica të ruajnë dhe të mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor”, ka thënë Nishani pa përmendur pse Shteti të cilin ai e drejton nuk ka bërë asgjë për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …