Edi Rama

Edi Rama: Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid, një pjesë të tyre do ta ndajmë për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer dhe një pjesë të kësaj sasie e ka premtuar edhe për Kosovën. Ai përmes një adresimi të premten në mëngjes, tha se marrëveshja është zyrtarizuar dhe se dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë këtë muaj. Sipas tij, 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, 30.250 doza të tjera në shkurt, kurse të tjerat sipas planit. Ai kritikoi BE-në që ka lënë anash vendet e Ballkanit në lidhje me furnizimin me vaksina anti-COVID. Në këtë hall përfshiu edhe Kosovën, por tha se Shqipëria do t’i bëjë zgjidhje. Do të ofrojë një sasi të vaksinave për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Prishtinës. Ai tha se për këtë ka kontaktuar edhe institucionet kosovare në lidhje me numrin që kërkohet. Për qytetarët e Shqipërisë, tha se vaksina do të jetë falas.

Kontrolloni gjithashtu

Waters: Verdikti në Hagë do të ketë pasoja politike, por gjykata nuk do ta ndryshojë narrativën historike

Profesori Timothy Waters ka deklaruar se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe …