Shaqir Totaj

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj e quan krenari për shtetin e Kosovës dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë̈ së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quajtur krenari për shtetin e Kosovës. “Krenarë me FSK-në. Forca e Sigurisë së Kosovës përkrah SHBA-ve do t’i bashkohet misioneve paqeruajtëse në botë. E vet-shpjegueshme dhe e vet-kuptueshme!”, ka shkruar Totaj. Sot, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, SHBA. Gjithashtu është bërë e ditur se kontigjenti i parë i ushtrisë së Kosovës do të niset drejt Amerikës në mars të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …